Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit të tetë nga Zyra e Prokuroritë të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seancën e sotme gjyqësore kundër tyre nga salla e gjykimit po e përcjellin Thaçi, Veseli e Rexhepi, ndërsa Krasniqi përmes video-lidhjes. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë qysh në nisje të pyetjeve, seanca u zhvillua e mbyllur për publikun.

Dëshmitari i tetë ka nisur nga dje dhënien e dëshmisë së tij kundër ish-krerëve të UÇK-së. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA