Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri, teksa pas emërimin e trajnerit Migen Memellit po punohet për ekipin e sezonit të ri. SuperSport mëson se Dajan Shehi do të largohet si një lojtar i lirë, pas vetëm një sezoni në Shkodër.
Klubi shkodran dhe lojtari negociuan për një rishikim të kontratës, për shkak se synojnë që të ulin buxhetin në sezonin e ri, por në fund kanë vendosur që ta mbyllin këtu bashkëpunimin mes tyre.
Shehi ka luajtur 22 ndeshje gjatë këtij edicioni në Superiore me kuqeblutë, por aventura e tij e dytë në Shkodër nuk zgjati shumë. Mbrojtësi nga Elbasani largohet si një lojtar i lirë dhe tashmë do të shqyrtojë opsionet që do t’i ofrohen.
Shehi e ndihmoi skuadrën për të arritur zonën europiane por nuk do të jetë pjesë e ekipit as për ndeshjet europiane. Në të shkuarën 26-vjeçari ka qenë pjesë e Elbasanit, Teutës, Besës, Partizanit, Kastriotit dhe Skënderbeut. /Supersport
Top Channel