Nikola Tesla mund të konsiderohet një nga shpikësit më të mëdhenj të historisë teksa inovacionet e tij gjeniale kanë ndryshuar botën në lidhje me krijimin e elektro-motorëve, mbledhjen e energjisë elektrike, dhe apo dhe eksperimentet me komandimin në distancë.
Nikola Tesla punonte prej asokohe për ndriçimin pa tela apo shpërndarjen e energjisë, si dhe për mundësinë e komunikimit pa tela.
Zbulimet e tij kanë frymëzuar shpikjet e gjeneratave të fundit si teknologjia e radarëve, telekomandimi, robotika apo dhe celularët.
Tesla ka bërë një demonstrim publik në 1898, që sot është e vështirë ta imagjinosh për atë periudhë, dhe me të drejtë njerëzit asokohe mendonin se ishte një “magji”.
Tesla mbajti demonstrimin e tij në panairin elektrik në Madison Square Garden në New York, ku njerëzit mezi prisnin të shikonin shpikjen e tij, por kësaj radhe ishte përtej imagjinatës së tyre më të egër.
“Kjo barkë ka marrë një mendje me qera,” tha Tesla, teksa njerëzit shihnin modelin e barkës që lëvizte vetë dhe nuk gjenin dot një shpjegim për atë që po ndodhte.
Disa e quanin magji, të tjerë besonin se brenda saj kishte ‘xhuxhmaxhuxhë’ ose kafshë të vogla që e kontrollonin.
Publiku ishte aq i habitur sipas raportimeve nuk dinin ç’të bënin, që qeshnin apo të largoheshin me vrap.
Kur Nikola Tesla pa reagimin e turmës, ai u mundua t’u thoshte se mund të kontrollonte barkën vetëm me anë të komandave, dhe i kërkoi t’i bënin barkës pyetje nga ç’drejtim të shkonte.
Tesla përdorte një kuti të vogël radio-transmetuese me të cilën kontrollonte anijen e vogël, madje dhe të ndizte e të fikte dritat e saj.
Një nga publiku u bind dhe pyeti barkën: “Sa është rrënja katrore e 64?”
Dhe barka ndezi e fiku dritat e saj 4 herë.
Të gjithë lëshuan një zhurmë habie.
Ekzibicioni i vitit 1898 u bë në një pishinë të mbyllur, me një barkë rreth 1 metër të gjatë me disa leva dhe një kuti kontrolli.
Kuverta e anijes kishte antena për sinjalet dhe dy llampa të vogla dritash.
Nikola Tesla nuk mori meriten e tij sa ishte ne jete, edhe pse besonte se një ditë njerëzit do të krijonin një makineri “me mendjen e saj” që do të vepronte sipas stimujve që merrte nga mjedisi që e rrethonte.
Top Channel