Liderët e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçit, në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-veprimtarit, Adem Demaçi.

Të njëjtit nuk janë deklaruar për media.

Ndërkaq, në ditën e çlirimit të Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA