Bregdeti në Darzezë e Pish Poro, kjo zonë e Adriatikut me valët e forta të detit, ofron për të apasionuarit e Kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera.

Tashme ky bregdet është bërë i njohur dhe i frekuentueshëm edhe nga turistë të huaj dhe vendas që ushtrojnë këtë sport.

Artur Sulejmani prej disa vitesh ushtron këtë sport në valët e detit por edhe trajnon turistë të huaj dhe vendas që janë të apasionuar dhe kërkojnë të rrëshqasin në valët e detit. Arturi është shprehur se prej 7 vjetësh ushtron këtë sport ndërsa më të interesuarit janë turistët e huaj dhe sidomos gjerman, italianë, polakë e çekë.

Një turist gjerman që po kalon pushimet në Shqipëri është shprehur se rastësisht ka zbuluar këtë destinacion turistik dhe të kitesurfing në Darzezë dhe ka ardhur siç ka thënë ai për të marrë mësimet e para.

“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam shume i kënaqur nga mikpritja shqiptare kudo që kam shkuar, ushqimi dhe bukuritë natyrore dhe sot po mësoj këtë surfing si fillestar. Besoj se do të kthehem përsëri në Shqipëri për pushime“, tha ai.

Bregdeti i Darzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA