Mali i Zi zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, të tretat brenda 9 muajve dhe të dymbëdhjetat që nga vendosja e pluralizmit politik në vend.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 kanë votuar 5,42 për qind e votuesve. Kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha tha se për momentin nuk ka asnjë kundërshtim apo parregullsi që mund të ndikojë në rezultatet e votimit.

Të dhënat e KSHZ-së tregojnë se 5,15 për qind e votuesve kanë votuar në Andrijevicë deri në orën 09:00, 7,12 për qind në Tivar, 5,3 për qind në Berane, 4,2 për qind në Bijelo Polje, 5,13 për qind në Budva, 6,1 për qind në Cetinje dhe 6,97 për qind në Danilovgrad, Gusin 1.45 për qind.

6,44 për qind e votuesve kanë votuar në Herceg Novi, Kolashin 6,48, Kotor 5,12, Mojkovac 6,97, Nikshiq 5,14, Petnjicë 2,6, Plavë 4,49, Pljevlja 6,97 dhe Plužine 6,14 për qind.

Megjithëse nuk ka pasur problematika, vihet re një rënie e pjesëmarrësve në zgjedhje krahasuar me presidencialet, ku pjesëmarrja deri në orën 09:00 ishte 9 për qind në mars dhe 7,13 për qind në prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA