Festivali i motorëve në Korçë/ 500 motoçiklistë nga Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

11/06/2023 12:22

500 motoristë nga Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në një paradë në qytetin e Korçës. 

Korça moto festival u organizua për herë të 5 duke sjellë motoristë të shumtë që u mblodhën në sheshin para katedrales ndërsa zhvilluan edhe një paradë përqark qytetit.

Iniciativa e një grupi të të apasionuarve pas motorëve nga Korça 5 vite më parë për të organizuar një festë ka bërë që një larmi motorësh të markave të ndryshme të ekspozohen dhe duke u ndërthurur me shown dhe atmosferën festive të sjellin një aktivitet të veçantë për qytetin gjatë sezonit turistik.

Përveç atyre që preferojnë adrenalinën e motorit në pjesën më të madhe të kohës,  të shumtë ishin dhe qytetarët e Korçës apo turistët që u bënë pjesë e festivalit për të shijuar spektaklin që ata ofruan.

Top Channel