Po shpërndanin droga të forta, vihen në pranga dy turistë të tjerë anglezë në Dhërmi

10/06/2023 16:22

Dy turistë anglezë janë vënë në pranga pasi u kapën duke shitur droga të forta në Dhërmi.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç ishin akomoduar, u gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA