“Askush nuk e ka parë atë draft. Pyeteni nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës (Enver Hoxhaj)”- ka thënë Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për draftin e kryeministrit Rama.

I pyetur nëse do kërkojë Qeveria e Kosovës të shoh draftin, kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka mohuar.

Nuk kemi interes me e pa sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Sa i përket përmbajtjes së tij, lirisht kontaktojeni nënkryetarin e Kuvendit, ai tha që e ka pa. Kryeministri shqiptar tha që është sekret por nënkryetari jonë tha që e ka pa.

“Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasur ndonjë efekt në Republikën e Kosovës”- ka thënë më tej Konjufca.

I pyetur nëse do të ishte zgjidhje për situatën në veri, ai tha se nuk mund të paragjykojë.

“Nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen nuk e kam parë. Në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes. Është një defekt parimor sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u  ulë me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh por ky ishte veprim i njëanshëm.”

Top Channel