Forcat italiane shpëtojnë anijen turke nga piratët, momente dramatike në det!

10/06/2023 15:05

Forcat speciale italiane shpëtuan një anije mallrash që lundronte nga Turqia në Francë, e cila u kërcënua nga piratët jo shumë larg bregdetit Italian.

Në njoftimin e ministrisë italiane të mbrojtjes shpjegohet se marinsat italianë zbritën në anije me helikopterë pasi personat e përshkruar si piratë kërcënuan anëtaret e ekuipazhit të anijes me thika. Njësitë speciale e kanë marrë tashmë mjetin nën kontroll. Agresorët mendohet të kenë qenë emigrantë, nga sa pohoi ministri Italian i mbrojtjes Guido Crosetto, por kombësitë e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

“Rrëmbyesit e anijes janë kapur. Gjithçka përfundoi mirë. Urimet e mia për djemtë e Batalionit San Marco, për policët dhe rojet bregdetare që përfunduan një operacion të shkëlqyer bashkëpunimi”, shkroi Crosetto në Twitter. Anija Galata Seaways, që shërben kryesisht për transport automjetesh, lundronte nën flamurin turk me 22 anëtare ekuipazhi në bord.

Edhe pse nën kërcënimin e dhunës, kapiteni i saj ka arritur të shtypë butonin e alarmit. Shumë shpejt pas kësaj, anijet italiane që po patrullonin brigjet ndërkohë duke bllokuar Galata Seaways ndërsa forcat speciale ngjiteshin në kuvertë. Në operacion u përfshinë dy helikopterë të marinës, si dhe roje bregdetare dhe anije të Guardia di Financa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA