Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zgjedhur të mos komentojë draftin e dërguar nga kryeministri Rama për Asociacionin.

Teksa merrte pjesë në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, Begaj u pyet nga gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami, nëse kreu i shtetit e përkrah apo jo “planin” e Ramës, ndërsa “Gëzuar festën”-ishte përgjigjja e tij.

Zoti Begaj, a e përkrahni draftin që ka dorëzuar Rama për Asocicaionin?

Gëzuar festën, gëzuar festën”– u përgjigj Bajram Begaj nga Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Top Channel