Artistja dhe ilustratorja bullgare Denitsa Peneva ka fituar vendin e parë në kategorinë Ilustrime të Historisë Natyrore në një konkurs të drejtuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Spanjolle.
Më shumë se 500 pjesëmarrës morën pjesë në konkursin e këtij viti, sipas Pensoft Publishers.
“European Dormice (Gliridae)” e Penevës bëri për vete jurinë e Illustraciencia.
Ilustrimi përshkruan pesë lloje brejtësish që banojnë në Evropë: brejtësit tokësor (Myomimus roachi), brejtësit e pyllit (Dryomys nitedula), brejtësit e dhjamosur evropianë (Glis glis), brejtësit e zakonshëm (Muscardinus avellanarius) dhe brejtësit e kopshtit (Eliomys quues).
Ilustrimi u frymëzua nga Konferenca e 11-të Ndërkombëtare e vitit të kaluar mbi Brejtësit në Svilengrad të Bullgarisë Jugore, ku një ekip zbuloi një popullatë të madhe të specieve më endemike dhe të rralla të brejtësve në Evropë, brejtësit tokësorë.
Pothuajse 40 vjet më parë, askush nuk e kishte parë atë brejtës, thanë Pensoft Publishers.
Denitsa Peneva ka lindur në Blagoevgrad, qytet në Bullgarinë Perëndimore në vitin 1983. Ajo u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje dhe në Akademinë e Arteve të Bukura të Mastrihtit në Holandë.
Sot ajo është nënkryetare e Shoqatës së ilustruesve shkencor të kafshëve dhe luleve në Bullgari.
Top Channel