“Të fshehur nga gjakmarrja”, përlotet 58-vjeçarja: Burri i ruante me kallash djemtë, nuk takoj dot nipërit

09/06/2023 14:52

Emisioni “Shqipëria Live”, ka shkuar tek një familje e ngujuar, ku vetëm gruaja ndodhej në shtëpi, pasi burri, djemtë e saj dhe nipat janë larguar sepse kanë frikë nga hasmi.

58-vjeçarja e cila jeton e fshehur në një vend të thellë në veri, ka treguar se kunati i saj ka vrarë dikë para 10 vitesh dhe për këtë arsye janë në gjak.

Prej 10 vitesh kemi rënë në gjak, kunati im ka vrarë një njeri. Ai ka qenë në një lokal dhe kanë pirë bashkë kafe me personin dhe kanë filluar konfliktet. E ka sharë siç thotë kunati im, i ka sharë fenë, nënën, motrën dhe aty për aty e ka falur. Pastaj ka ikur tek shtëpia, i tha t’i kërkonte falje për ofendimet që i kishte thënë më parë. I ka thënë jo dhe do të të jap ofendime të tjera. I kishte dhënë ulu në gjunjë dhe kërko falje sepse nuk e kishte në plan për ta vrarë. Në ditën e tretë e morën vesh që ishte vrarë”, tregon 58-vjeçarja.

58-vjeçarja tregon se ndërkohë që djemtë e saj po punonin në arë, burri i saj i ruante nga dritarja me kallash me frikën se mos i qëllon dikush.

Pasi u larguan në vendi ku jetonin, 58-vjeçarja tregon se jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, por me shumë vuajtje. Ajo jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, ku shpesh herë nuk ka as bukë të hajë.  Edhe pse ajo është bërë gjyshe, nuk ka arritur të shijojë nipërit e saj nga frika e hasmit. Ajo shprehet se ‘digjet’ nga malli për ta dhe është shumë e frikësuar për jetën e tyre.

Gjithashtu 58-vjeçarja tregon se dëshiron shumë që kjo hasmëri të marrë fund, por askush nuk është futur në mes për të shuar këtë konflikt mes dy familjeve.

“Kemi shumë dëshirë të pajtohemi, është gjëja më e bukur pajtimi. Në kohët që janë sot nuk të pajton njeri. Nuk ka ndërhyrë kush dhe as nuk kemi besim se ndërhyn kush. Sepse nëse ndërhyn kush dhe i rregullon kush këto gjëra, do jetë gjëja më e bukur’, u shpreh ajo.

Në fund, 58-vjeçarja i kërkon të gjithëve që kanë mundësi, ta ndihmojnë me ushqimet sepse ka shumë nevojë për to. Edhe pse jeton në kushte të vështira dhe në një ambient të papërshtatshëm, ajo zgjodhi të kërkojë ndihmë për gjëra bazike, siç është ushqimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA