Shqiptarja bëhet heroinë në Zvicër, i shpëton jetën një 4-vjeçari që po mbytej në pishinë

09/06/2023 09:45

Një 34-vjeçare nga Kosova që jeton në Aargau, Zvicër, është bërë heroinë pasi ka shpëtuar jetën e një djali 4-vjeçar që po mbyten në pishinë.

Nazlie Seliamj e cila punon si infermiere ka ndërhyrë menjëherë pasi e pa djalin duke u mbytur në një pishinë në kanionin St. Gallen. Ajo kishte shkuar në pishina për të kaluar një ditë të bukur me familjen, por u bë dhe shkak për shpëtimin e jetës së djalit afgan.

“Po haja akullore me burrin dhe djemtë e mi 5 dhe 9 vjeç, kur burri pa një baba që po vraponte tek pishina. Ai e nxori djalin nga uji dhe po e mbante në krah pa ndjenja. Babai i tij ishte i shkatërruar”, u shpreh 34-vjeçarja për median Blick.

Ajo vrapoi menjëherë tek ata të dy, e mori fëmijën nga krahët e të atit dhe i dha ndihmën e parë.

“E shtriva djalin në dysheme sepse nuk i ndjeva pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë, atij i erdhi vetëdija”, u shpreh  Nazlie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA