Jakov Xoxa, një ndër personalitetet e letrave shqipe është përkujtuar nga studiues, akademikë dhe personalitete të letërsisë për 100 – vjetorin e lindjes se tij.
Apollon ishte vendi ku Jakov Xoxa u frymëzua të shkruante pjesën më të madhe të veprave të tij si “Lumi i Vdekur”, “ Juga e Bardhë” e deri tek studimet shkencore për gjuhën dhe letërsinë shqipe.
Ndërsa për të birin e Jakovit, ky 100-vjetor do të shërbejë për të nxjerrë në pah kontributin kulturor që shkrimtari dhe studiuesi Jakov Xoxa, ka dhënë për artin shqiptare.
Për mbesën e shkrimtarit, Ajola Xoxa, hapja e dhomës muzeale ku Jakovi shkroi pjesën më të madhe të veprave të tij, do t’i japë një tjetër dimension punës dhe veprës së tij.
2023 është cilësuar si viti Jakov Xoxës, ku studentë dhe akademikë do të mbajnë kumtesa për veprën e njeriut të letrave.
Top Channel