Kosovë/ Qytetari gjen kuletën me para dhe e dorëzon në polici

09/06/2023 11:06

Një qytetar ka gjetur një kuletë me 600 euro brenda saj, dhe e ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë.

Policia e Kosovës njofton se kuleta me paratë i është kthyer pronarit.

“Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumën prej gjashtëqind (600) euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka dorëzuar nё Polici. Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë i janë kthyer qytetarit (vikimёs)”, thuhet në raport.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare dhe apelon qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë më tej.

Top Channel