Këshilltari i Kurtit tregon faktet që sollën tensionet në veri: Bëhuni ju gjykuesi

09/06/2023 13:40

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, thotë se ngjarjet në veri të vendit, ku protestuesit serbë sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët kanë lënë shumë njerëz të habitur.

Në Twitter, Zulfaj ka renditur kronologjikisht faktet që siç tha ai, çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjinden në listën e pagave të Serbisë.

“Bëhuni ju gjykuesi nëse kjo është mungesë koordinimi apo mungesë mbështetjeje për rendin kushtetues të Kosovës”, shkruan ai.

Faktet e renditura nga Zylfaj:

05 nëntor – Dorëhiqen kryetarët e bashkive

14 nëntor – Shpallen zgjedhjet e reja

12 dhjetor – Shtyhen zgjedhjet

10 dhjetor – Serbët e Kosovës vendosin barrikada me porosi nga Beogradi

28 dhjetor – Presidenti i Serbisë urdhëron serbët e Kosovës të heqin barrikadat

27 shkurt – Miratohet marrëveshja bazë

17 mars – Me kërkesë të QUINT-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjat edhe për më shumë ditë afatin për certifikimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

18 mars – Marrëveshja dhe aneksi konsiderohen të miratuara

18 mars – Vuçiç thotë se Serbia nuk do të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes bazë

21 prill – Lista Serbe bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale

21 prill – Aleksander Jabllanoviç tërhiqet dy ditë para zgjedhjeve

23 prill – Në katër komuna mbahen zgjedhjet lokale

24 prill – Serbia shkel marrëveshjen bazë duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

19 – 25 maj – Kryetarët e rinj marrin zyrtarisht detyrën, pa ndonjë incident

26 maj – Kryetarët shkojnë në punë, protestuesit bllokojnë me forcë hyrjet e komunave

29 maj – Milicia fashiste serbe në listën e pagave të Serbisë sulmon KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët

Situata në këto komuna u tensionua në 26 maj, kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, u plagosën gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që u sulmuan edhe gazetarët.

Top Channel