Ligji i ri, Kurti pranon se ka mospajtime me veteranët e UÇK-së
08/06/2023 14:53
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka mospajtime të thella me Organizatën e Veteranëve të Luftës për rregullimin e statusit të tyre.
Kurti, në seancën e sotme plenare, tha se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nisë procesi i verifikimit për veteranët dhe nënvizoi se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.
Top Channel