Zjarret masive në jug të Kanadasë helmojnë ajrin deri në New York City (video-foto)

07/06/2023 21:09
Rreth 400 zjarre janë ndezur papritur në rajonin kanadez të Quebec në 2023, duke djegur rreth 4 milionë hektarë tokë vetëm sivjet.

Zjarret apokaliptike në jug të Kanadasë kanë veshur me tym zona të tëra të Ontario e Quebec, ndërsa një masë e frikshme tymi ngjyrë portokalli kishte mbuluar sot shumicën e verilindjes së SHBA.

Shumica e tymit vjen nga rajoni kanadez i Quebec ku 160 vatra zjarri janë fatkeqësisht duke u djegur.

Zyrtarët kanadezë thonë se po përgatiten për një sezon të pashikuar më parë zjarresh, me kushte që pritet të vijojnë gjatë gjithë verës në mënyrë të pashpjegueshme.

Agjencia shtetërore e mjedisit ‘Environment Canada’ jepte paralajmërime të forta dje për Ottawa duke etiketuar ajrin “shumë të rrezikshëm” për shëndetin e njerëzve.

Në Toronto e rrethinat cilësia e ajrit karakterizohej “me rrezik të lartë”.

New York City ishte sot ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë prej rrymave drejt jugut nga zjarret që digjen në Quebec.

Kryebashkiaku i New York City quante zhvillimin “event i paprecedentë”.

10 zona në qendër të New York anulluan dje aktivitetet e hapura akademike, atletike e shkollore.

Zyrtarët thonë se tymi i zjarreve përmban pjesëza që depërtojnë në trup dhe në qarkullimin e gjakut prandaj kërkojnë të vendosin izolimin në ambjente të mbyllura.

Rreth 400 zjarre janë ndezur papritur në rajonin kanadez të Quebec në 2023, duke djegur rreth 4 milionë hektarë tokë vetëm sivjet.

Zhvillimi apokaliptik nuk dihet nga e ka origjinën por është ende në përhapje, me alarme të shkaktuara deri në Detroit e Chicago, teksa ajo që njihet si ‘emergjenca klimatike’ po hyn në fuqi të plotë.

FOTO GALERI
1/5
New York City ishte sot ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë prej rrymave drejt jugut nga zjarret që digjen në Quebec.

Top Channel