Zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë në Gjakovë, Kurti zbulon datën

07/06/2023 13:35

Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës do të bëjnë një takim të përbashkët javën tjetër në Gjakovë. Kjo është mbledhja e nëntë që bëhet mes dy qeverive.

Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës do të bëjnë një takim të përbashkët javën tjetër në Gjakovë. Kjo është mbledhja e nëntë që bëhet mes dy qeverive.

Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve, në mbledhjen e radhës do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera.

Ndër to që vlen të përmendet është ajo e ushtrimit të avokatit dhe ndërmjetësit në të dyja vendet.

“Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta në më pak se dy vjet. Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na afrojnë edhe më shumë. Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv e të drejtpërdrejt që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve dhe bizneseve si dhe shkallën e lartë të zbatimit të tyre, në mbledhjen e radhës do të nënshkruajmë edhe disa të tjera në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Top Channel