Themelueset e ‘kultit të famshëm femëror’ arrestohen për krime seksuale e trafik njerëzor në SHBA (fotot)

07/06/2023 17:16

Një grua që e quante veten ‘mesia femër’, themeluese e asaj që njihej si ‘kulti i orgazmës’, OneTaste, është akuzuar për joshjen e të rejave për seks me investitorët e klientët e saj, prej më shumë se 10 vitesh.

Nicole Daedone predikonte “fuqizimin e femrës dhe meditimin për orgazmën” në organizatën e saj por në fakt drejtonte një biznes të ngjashëm me një kult seksi ku anëtaret detyroheshin të kryenin marrëdhënie me klientë e investitorë pas shantazheve.

Pas publikimit të akuzave Daedone është ende në liri, por akuzohet për skllavërim e trafikim seksual me skemën e gënjeshtërt të “grupeve fuqizuese të femrave” nga viti 2004 deri në 2018, sipas prokurorëve të Brooklyn, New York.

Të njëjtat akuza janë ngritur ndaj drejtoreshës së saj financiare Rachel Cherwitz, teksa dy gratë akuzohet se rekrutonin vajza te dobëta që kishin pësuar trauma, duke i joshur me premtime shërimi dhe mirëqenieje, por në fakt ishte një vijim ose përkeqësim i spirales së abuzimit e shfrytëzimit seksual e psikologjik.

Shumë të rekrutuara tregojnë se sapo firmosnin hynin në borxhe të mëdha me organizatën që pretendonte se kurset e saj të shërimit kushtonin $60,000 prandaj për të shlyer borxhet ato duhet të skllavëroheshin duke zbatuar urdhrat e eproreve.

Anëtaret pretendojnë se ishin rregullisht objekt “abuzimi, ekonomik, seksual, emocional e psikologjik”, si dhe të mbikëqyrjes, indoktrinimit e intimidimit.

Ato detyroheshin të jetonin në shtëpi të përbashkëta, kurse 56 vjeçarja Daedone, dhe 43 vjeçarja Cherwitz, mblidhnin informacione private për të rekrutuarat e tyre me të cilat i shantazhonin për të kryer “të vështira e të neveritshme seksuale” me qëllim që të fitonin  “lirinë apo ndërgjegjësimin shpirtëror”.

Prokurorët thanë se ato që nuk zbatonin urdhrat bëheshin objekt turpërimi e hakmarrjeje.

Organizata ‘OneTaste’ themelua ne San Francisco, Kaliforni, në vitin 2004 dhe më pas u përhap në Los Angeles, Las Vegas, Denver e New York.

Kompania nisi të kontestohej në 2018 kur ish-anëtare e punonjëse e krahasonin atë me një rrjet prostitucioni që fuste njerëzit në borxhe.

Në vitin  2020, një hetimi FBI solli ndalimin e të gjitha aktiviteteve të saj.

Daedone, e cila jeton në San Diego, nuk është ende arrestuar ndërsa Cherwtiz, nga California, u arrestua mëngjesin e djeshëm.

Nëse shpallen fajtore gratë përballem me deri në 20 vjet burg.

FOTO GALERI
1/5
Ato drejtonin një biznes të ngjashëm me një kult seksi ku anëtaret detyroheshin të kryenin marrëdhënie me klientë e investitorë pas shantazheve.

Top Channel