Vjosa Osmani u shpreh e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Megjithatë në intervistën e dhënë për Reuters, presidentja e Kosovës e theksoi se beson që mënyra më demokratike për zhvillimin e tyre, do të ishte me një peticion, që do të kërkojë e 20% të votuesve.

 “Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të vinte fillimisht nga ata, nga qytetarët. Largimi i kryebashkiakëve nëpërmjet një peticioni nga votuesit do të ishte “një lloj referendumi” i cili do t`i hapte rrugën një votimi të dytë që do të mbahej për të zgjedhur kryetarët e rinj. I gjithë gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajve”, u shpreh Osmani.

Nuk është e qartë megjithatë, thotë Reuters, nëse serbët lokalë do të bëheshin pjesë e një nisme të tillë. Teksa i bojkotuan zgjedhjet e prillit që u fituan nga kandidatët shqiptarë, ata kanë vazhduar të protestojnë rregullisht në komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Në 29 maj, protesta përshkallëzoi në dhunë mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë. Osmani insistoi të tregonte se përpara se të shpallen zgjedhjet e reja, Kosova duhet të marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar që Beogradi nuk do të ndërhyjë.

Top Channel