Foto ilustruese

Të dhëna të reja pas vetëdorëzimit të autorit të plagosjes se bashkëshortes.

Aleko Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat Porodinë dhe Pojan të Korçës deri mbrëmjen e djeshme kur u dorëzua në polici.

Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tij pas kontrollit të banesave të familjarëve të 46 vjeçarit. Kanë qenë të afërmit e autorit të krimit ata që e kanë bindur Myrtollarin të dorëzohet. Ai nuk ka bërë asnjë deklarim në lidhje me motivin.

Myrtollari qëlloi me thikë nënën e tre fëmijëve, Manjola Myrtollari në banesën e tyre. Mësohet se çifti kishin pasur debate për shkaqe xhelozie. Fillimisht e plagosura u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore. Por pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA