Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve drejt fazës së eliminimit direkt.
Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko barazuan në ndeshjen e tretë me rezultatin 0-0 përballë Kolumbisë dhe kaq i mjaftoi Shqipërisë për të avancuar më tej në Botërorin e minifutbollit.
Në këtë fazë finaleve të Botërorit kuqezinjtë kanë zhvilluar deri më tani 3 ndeshje, ku në të parën ajo me Portugalinë ishte ndër ndeshjet më emocionuese ku pavarësisht pësimit të golit 4 minuta nga fundit, atmosfera në kompleksin sportive ku po zhvillohej ndeshja ishte e mbushur me qindar tifoz kuqezi të cilët mbi fushën e lojës ngirtën një tjetër dron, këtë herë me flamurin shqiptarë për të inkurajuar djemtë.
Në ndeshjen e dytë me Moldavinë, një ndër pretendentet kryesore të këtij Botërori, kuqezinjtë udhëhoqën për disa minuta takimin falë golit të Xhuliano Reçit, por në fund takimi u barazua. Me këto pikë të marra dhe ato të ndeshjes së fundit ndaj Kolumbisë 0-0, Shqipëria ka shansin të marrë pjesë në fazën e eliminimit direkt ku ditën e enjte në orën 20:35, do të përballet me Ukrainën e cila në faëzn e grupeve ka arritur të marrë 3 fitore dhe 9 pikë të plota.
Ditën e nesërme në Gjermani është festë kombëtare dhe si rrjedhojë priten edhe më tepër tifozë shqiptarë që të jenë të pranishëm në arenën ku do të luhet ndeshja.
Top Channel