Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të pasur sukses në punën e tij si i pari i qeverisë po e ndjekë shembullin e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Kështu i pari i ekzekutivit tha nga aktiviteti i xhudos që po mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune Majlinda së bashku me shumë xhudistë të tjerë po e demonstrojnë sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.
“Kampionia jonë dhe e arta olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dëshmuar për shumë vite se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur deri te suksesi. Dua të jua them që edhe unë, në punën time ndjekë shembullin e Majlindës për të arritur sukses”- ka thënë Kurti.
Ndërsa trajneri i xhudos Driton Kuka deklaroi se ky aktivitet po zhvillohet për të përçuar mesazhin e paqes përmes sportit.
Top Channel