Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ashpër pas planit me dy faza të SHBA-së dhe BE-së për sanksione të ashpra ndaj Kosovës në rast të përshkallëzimit të situatës në Veri.

Në referencë të kësaj çështje, Murati tha se: “Do të duhej të diskutohej çfarë sansionesh do t’i vendoseshin Serbisë – dhe jo Kosovës – për shkak të shkeljeve që iu ka bërë marrëveshjeve në vazhdimësi. Ajo që duhej të na shqetësonte është çfarë sanksionesh do të duhej ti vendoseshin shtetit serb.”

I ndalur te masat që përfshijnë edhe mundësinë e shpalljes “non grata” të Albin Kurtit dhe ministrit të Brendshëm Xhelal  Sveçla, Murati tha se: “Nuk jam në dijeni për një listë të tillë e as për kredibilitetin e listave të tilla.”

Top Channel