Debate të ashpra në mbledhjen e Kryesisë së PD/ Gara do të mbahet më 29 korrik! 17 anëtarë votuan pro, dy kundër, tre abstenuan

07/06/2023 10:25

Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, pas rreth 10 orë mbledhje.

17 anëtarë të kryesisë së PD-së votuan pro që të mbahen më 29 korrik zgjedhjet brenda partisë.

Deputetët që votuan pro janë Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Jemin Gjana, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejkom, Gentian Gaba, Agron Kapllanaj, Arbi Agalliu, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Merita Bakiu, Orjola Pampuri, Taulanda Jupi dhe Xhemal Gjunkshi.

Ndërsa kundër votuan Jonila Godole dhe Flamur Hoxha Nga aana tjetër zgjodhën të abstenojnë Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj.

Vendimi u mor që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik. Mbledhja e Kryesisë së PD-së është përfshirë nga debate mes anëtarëve.

Disa prej anëtarëve kanë braktisur mbledhjen, duke kundërshtuar vendimin, mes tyre Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi.

Pasi kanë dalë nga mbledhja, ata janë përballur me kërcënime dhe ofendime të militantëve mbështetës të Lulzim Bashës.

Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e cilësoi thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes së Kryesisë së PD-së nga disa prej anëtarëve.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD.  Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh se si iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma”, tha Bejko.

Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturat për kreun e PD-së, ndërsa kandidatët do të kenë rreth një muaj afat për fushatë zgjedhore.

Nga ana tjetër, mes shumë debateve në kryesi, Jorida Tabaku dha dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA