100-vjetori i Jakov Xoxës/ Akademia e Shkencave përkujton shkrimtarin dhe studiuesin

07/06/2023 20:00

Akademia e Shkencave i akordoi çmimin e mirënjohjes së lartë, Nderi i Akademisë Jakov Xoxës, me rastin e përkujtimit të tij në 100 vjetorin e lindjes.

Gjithashtu shkrimtari i njohur është shpallur personalitet vitit i dy akademive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në Pojan, një fshat myzeqar afër Fierit, ku, krijoi romanet Lumi i vdekur dhe Juga e bardhë ndërsa romanin Lulja e kripës e shkroi gjatë viteve të qëndrimit në Ballsh, ku po ndiqte nga afër ndërtimin e Uzinës së Pasurimit të Naftës, e cila do të ishte në epiqendër të romanit të ardhshëm Ari i Zi.

Studiuesit nuk lanë pa përmendur pasurimin e shqipes nëpërmjet letërsisë bashkëkohore të Jakov Xoxën, por edhe lidhjen që ai bëri mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit 20. Individualiteti i tij në gjuhën shqipe është i papërsëritshëm në letërsinë shqiptare .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA