KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë
Një shtetas është vënë në pranga në Kosovë, me akuzën se bënte tregti të ndaluar nga Serbia.
Policia e Kosovës njofton se rreth orës 07:05, në fshatin Dobravë të Leposaviçit kanë identifikuar një mjet të dyshimtë dhe kanë kryer një kontroll.
“Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, një automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.
“Personi dhe vetura është dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera”, thuhet në njoftim.
Top Channel