Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në veri të Kosovës është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Sveçla shkruan se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

Top Channel