Një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në Maliq të Korçës, pasi ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një shtetas me inicialet B. D., banues në fshatin Plasë.

Për këtë shtetas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Maliq, vëllai i tij, i cili tha se 63-vjeçari ishte larguar nga banesa dje në mbrëmje.

Top Channel