Përfaqësuesi special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po presin në takim liderët opozitarë të Kosovës.

Pas takimit me presidenten Osmani, dy emisarët ndërkombëtar pritën në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ata pritet të takohen edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Lajçak dhe Escobar të hënën pasdite takuan kryeministrin Albin Kurt, ku i paraqiten tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri.

Top Channel