“Sekretarja dhe ministrja ishin të pandara nga njëra-tjetra”, Curri: Në pandemi u bë nami me tendera

05/06/2023 22:16

Analisti Arjan Curri kritikoi SPAK-un duke e akuzuar se arrestimi i sekretares së ministrisë së Shëndetësisë ishte një zhurmë kot dhe se duhet të merreshin me tenderat në pandemi, ku siç e quan ai “kanë bërë namin”.

Curri tha në Top Story se ministrja Manastirliu ishte në dijeni se çfarë bënte sekretarja e saj, Joana Duro, dhe se kishin marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.

“Sekretarët e përgjithshëm janë të krijuar enkas që të fshehin, nuk e besoj kurrë që një ministër të mos e dijë ca bën sekretari i tij përgjithshëm, sidomos nga dëshmitë që kemi ata ato rrinin bashkë gjithë ditën, marrëdhënia e tyre ishte e ngushtë. Është bërë sistemi i tillë, që nëse dal fjala ta hajnë këta të vegjlit”, tha Curri.

“Çfarë ti them unë SPAK-ut kur në një Ministri të Shëndetësisë, të folura për tendera sekretë, për blerje vaksinash, ndoshta edhe kontrabandë pasi kryeministri thoshte erdhën ca po nuk thoshte nga ku. Për një ministri ku gjatë kohës së Covidit ka bërë namin në tendera dhe në tendera sekretë, SPAK-u për këtë nuk di asgjë, dhe kap një 3 milion lekësh të vjetër në një zarf… kjo nuk është asgjë, është një zhurmë kot”, tha Curri.

“Është e gjitha lojë, unë dua të them një shprehje: ‘Ligji si rrjeta e merimangës nëse aty kalon një mizë ajo rrjetë e mban e bllokon, nëse aty kalon një zog ajo shqyhet, miza – sekretarja e përgjithshme'”, tha Curri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA