Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole mbështet dorëheqjen nga lidershipi i PD pas humbjes së 14 majit, teksa kërkon edhe dorëheqje të tjera.

Në Top Story, Godole tha se ata duhet të tregojnë se PD është forcë kur lidershipi mban përgjegjësi pas humbjes dhe për këtë ka kërkuar mbledhjen e kryesisë menjëherë pas zgjedhjeve.

Që pas mbarimit të zgjedhjeve kam kërkuar të mbahet përgjegjësi nga lidershpi, kam mbështetur dorëheqjen e zotit Alibeaj dhe kam kërkuar që të mbajë përgjegjësi edhe nga pjesa tjetër e lidershipit. Duke i ftuar ata dhe duke u kërkuar publikisht që të jepnin dorëheqjen. Nëse do bëhej me dorëheqje dhe do tregonin se do tregonin shembull si PD mund të jetë ndryshe, forcë kur lidershipi mban përgjegjësi pas humbjes, duhet të ishte shoqëruar edhe me dorëheqje të tjera. Duhet ta nisnim me përgjegjësi, kryesin e kam kërkuar të mblidhet që pas zgjedhjeve”-tha Godole.

Ka rënë faqja zyrtare e PD?

Krejt rastësisht për statutin e kryesisht, dje që e kam kërkuar për të parë disa ndryshime dhe masa disiplinore ndaj anëtarëve të partisë që bëjnë fushatë për forca të tjera dhe nuk mbështesin PD që është neni 13. Të paktën dje.”-u përgjigj Godole.

Top Channel