“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, Hoxha zbulon detaje nga arrestimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë

05/06/2023 21:18

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar sot në Top Story detaje nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Hoxha tha se të arrestuarit ranë në rrjetën e SPAK pas një përgjimi për një çështje tjetër, teksa tregoi dinamikën se si u kap zarfi me ryshfetin në zyrën e sekretares.

Gazetarja shtoi se në përgjime ka dalë vetëm inxhinieri i kompanisë që fitoi tenderin me Vladimr Topin, të cilin do ia jepnin zarfin me paratë Duros përmes mikes së saj. Sekretarja e arrestuar ka dëshmuar se nuk ishte në dijeni se zarfi përmbante para, por mendonte ishte çokollatë.

“Katër të dyshuar janë pjesë e veçuar që po vazhdon për një llogari të një çështje tjetër. Gjatë këtyre veprimeve hetimore prokurorët konstatojnë një komunikim të Vladimir Topit që në datën 1 i shpeshton komunikimet e tij, menjëherë pasi listohet fituese për të paguar “për këtë nder”. Komunikimi është mes Vladimirit dhe inxhinierit. Ai ja paguan shumën e parave Shehit dhe i jepet shoqes se sekretares së përgjithshme, Lauretës. Zarfin në fjalë ia ka dhënë pas disa anulimesh takimesh mes dy zyrtareve.

Duro nuk shfaqet në atë përgjim, ata që shfaqen janë administratori dhe inxhinieri sesi do të kryer pagesa. Pasi është kryer kontrolli në kushtet e flagrancës, agjentët kanë mësyrë dhe kanë konstatuar se shuma ishte fikse ajo që ishte lënë në zarf. Duro ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni por në zarf i kishte thënë se ishte diçka e ëmbël, dhe kishte kujtuar se ishte një çokollatë. Avokatja e saj ka kërkuar një masë më të lehtë. Shpresoj që hetimi tjetër për një tender të mos jetë dekonspiruar.”- shprehet gazetarja Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA