Kastriot Tusha në një shfaqe të përbashkët me Josif Gjipalin, realizuan “Natë Evropiane”, për të kremtuar vlerat rrënjëve shpirtërore të dashurisë ndaj këngës.
“Amara Terra mia” filloi skaletën, për të vijuar me motivet kombëtare të të kënduarit me argëtimin tërheqës shqiptar. Pjesë e repertorit artistik të kësaj mbrëmjeje muzikore të përzgjedhur ishin edhe Sabri Fejzullahu, Vikena Kamenica, Ardita Meni, Anina Papasergio, Ardian Trebicka dhe Zeqir Sulkuqi.
Kjo e gjitha, nën dirigjimin e Artemis Veizajt dhe orkestrimin e Jusiald Xhanit.
Secila këngë e përzgjedhur ka një histori, dhe fabula pa retushe e “Natës Evropiane” dëshmon vetëm dashurinë shpirtërore ndaj këngës.
Gjatë karrierës së tij Josif Gjipali këndoi në Teatro alla Scala në Milano, në Teatro dell’Opera në Romë, në Teatro La Fenice në Venecia, në Arena di Verona, në Opera Bastille në Paris, në Liceun e Barcelonës, në Teatrin e Operas në San Francisko,Teatrin e Operës së Sidneit etj.
Ndërsa Kastriot Tusha, përveç roleve të arrira në Opera, ka realizuar mbi 100 koncerte vokale-instrumentale, si dhe një numër të konsiderueshëm koncertesh recitale. Është themelues i koncerteve të “Tre tenorëve” në Shqipëri dhe vazhdon t’i përballojë me sukses dhe përgjegjësi këto koncerte.
Top Channel