Detajet nga ngjarja e rëndë/ Shqiptari vret me plumb në kokë vëllanë në Itali, babai: Ishte aksidentale

05/06/2023 12:16

Vrasja tragjike në Ponte dell’Olio në Itali, ku 20-vjeçari shqiptar, Enrico Aliaj u qëllua me plumb në kokë nga vëllai i tij 18-vjeçar po vazhdon të hetohet.

Shpend Aliaj, i ati i Enrico Aliaj ka folur për herë të parë, pasi djali i tij i dytë është nën hetim me akuzën e vrasjes së vëllait të tij.

Ai thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon për mediat italiane se nata e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale.

Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tha Shpend Aliaj, raportojnë mediat e huaja.

Brenda në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë. Mbetet ende për t’u sqaruar se cili ishte roli i tij në këtë ngjarje dhe pse u largua nga shtëpia.

Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës, e cila rezulton të jetë e paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA