Arrestimi i zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë, Karamuço: Sekretarët e Përgjithshëm në kurth, duhet të kenë frikë në zyrën e tyre

05/06/2023 21:40

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh sot në Top Story për rastin e arrestimit të Joana Duros, se legjislacioni për fushën administrative është “kurth” për sekretarët e përgjithshëm.

Karamuço tha se sekretarët mbajnë mbi kurrizin e tyre të gjitha përgjegjësitë. Ai tha se ata duhet të kenë “frikë” nga sendet në zyrat e tyre, sepse janë futur përgjues.

Legjislacioni për fushën administrative është kurth i madh për sekretarët e përgjithshëm. Mban mbi kurrizin e tyre përgjegjësinë me mjete monetare e materiale, ndërsa ministri nuk firmos, ka një vartës sepse kemi tre sekretarë të përgjithshëm që vuajnë nga të njëjtat problematika.

Kemi një fenomen të përbashkët përfitimi, 33 mijë lekë domethënë që janë qoka, para xhepi. Të dalim në zhargonin e  përditshëm çka ndodh. Kur themi SPAK ka futur në përdorim teknika speciale, duhet të kenë frik këta sirtarët edhe për kapëset e mëdha që përdorin, edhe për stilolapset sepse janë të gjithë përgjues. Ka raste që ka materiale pafund për të dëgjuar çfarë flasin. Ky rast nuk është hetim i mirëfilltë, dalin miliona euro pastaj”-tha Karamuço.

Karamuço theksoi edhe problematikën e dekonspirimit në prokurorinë e posaçme SPAK.

SPAK ka një teknologji të përparuar të përgjimit sesa policia, por s’ka burime të mjaftueshme për ta bërë këtë të futet në sekret hetimor. Ka filluar debat mes tyre kush na nxjerr sekretin e hetimor, është debat i madh që po ndodh sot. Kjo duhet të zgjidhet, duhet të bëhen hetime paralele çfarë po ndodh. Para ca kohësh drejtori i policisë tha operacionet e mia dekonspirohen, ko plagë e madhe duhet zgjidhen. Kemi folur për Dumanin, Belerin, del emri i të infiltruarit, dëmi është jashtëzakonshëm. Në rastin e SPAK, fillon e mendon, gjërat i ka në media. Sot kemi rrjedhje të informacionit. Janë persona që mbrohen për këtë shkak.”- u shpreh Karamuço në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA