Përndoqi me makinë 29-vjeçaren në Buçimas, vihet në pranga 37-vjeçari

04/06/2023 12:51

Një 37-vjeçar nga Buçimasi i cili ishte nën hetim pasi shqetësonte në telefon një vajzë 29 vjeç, është vënë në pranga pasi ditën e djeshme e ka përndjekur me makinë.

Gjithashtu një 35-vjeçar nga fshati Çërravë, Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë një 27-vjeçar.

Një 31-vjeçar nga Maliqi po hetohet në gjendje të lirë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me grusht një 43-vjeçar. Ai ka hyrë pa dëshirë në banesën e 43-vjeçarit dhe i ka hedhur sprajt djegës në fytyrë.

Një 27-vjeçar po ashtu nga Maliqi po hetohet në gjendje të lirë pasi, dyshohet se në lokalin e tij ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një gruaje e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe vajzës së saj 21-vjeçare.

Një 27-vjeçar nga Korça ka kërkuar ndihmën e policisë pasi babai i tij është larguar nga banesa dhe nuk po e gjejnë. Sipas deklaratës së të riut, i ati vuan nga sëmundja e sklerozës dhe diabetit. Vazhdon puna për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel