Një vajzë 25-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë pasi mbante me vete lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë U. Sh., e cila me vete mbante lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së saj, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Po ashtu, u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel