Lufta në Ukrainë, e bëri bujqësinë shqiptare t’i kthej sytë edhe njëherë nga fushat me grurë. Michele Ricci, është fermeri nga Itali, i cili prej 4 vitesh ka vendosur të punoj tokat e fshatit Kropisht të Selenicës.

E reja këtë viti është që ai shtoi  sipërfaqen me drithëra 20 ha duke shkuar kështu 170 ha tokë më drithëra, por edhe kësaj here problemet janë të  vjetra.  Ai vazhdon të përsëri kërkesën e tij për një magazinë.  

“Edhe këtë vit, kemi të njëjtat probleme me magazinimin. Këtu në këtë zonë askush nuk ka një dokument pronësia që na lejon të ndërtojmë. I vetmi dokument që kanë është Amtp dhe sipas meje ka disa probleme reale dhe të thella dhe këto dokumente nuk janë në kadastër ose janë false ose se di ku qëndron problemi”, tha fermeri Michele Ricci.

Edhe pse fermeri është munduar të ngrejë një magazinë provizore, përsëri ajo nuk e ndihmon mjaftushëm atë,  sepse mungesa e dokumenteve të pronësisë e ndalon Michelin të shtrojë magazinën me një sipërfaqe betoni. Përballë kësaj situata ky gruri  rrezikon të thithë lagështinë e tokës, një gjë e tillë vë në rrezik të gjithë prodhimin e fermerit.

 “Këtë vit mund të them që gruri është shumë mirë dhe mund të  bej disa kuintalë më shumë  ,po nuk dua të them me tepër se jemi nën qiell te hapur në mungesë të një magazine , dhe mund të ketë fenomene të ndryshme të natyrës  që mund të na e çojë prodhimin dëm”, tha fermeri.

Probleme me letrat e tokës gjithashtu e kanë ndaluar Michelin të përfitojë naftë falas nga skema kombëtare. Pavarësisht kësaj ai shpreson që edhe kësaj here gruri i Selenicës të blihet nga tregtarët e Maqedonisë së Veriut dhe ata të Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA