Foto Ilustruese

Përplasja e dy mjeteve në rrugën “Shkëndija” të fshatit Bërxullë në Tiranë ka shkaktuar vdekjen e një të mituri 7-vjeçar.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e të shtunës, ndërsa i mituri po ecte në rrugë përball lokalit të prindërve të tij.

Në aksident u përfshinë mjetet me drejtues Erion Hajdinin 30-vjeç dhe Naim Allmetën 63 vjeç. Të dy drejtuesit morën lëndime ndërsa aksidenti rezultoi fatal për të miturin i cili u godit nga një prej mjeteve.

Policia e cila kreu gjithë matjet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe arrestoi dy drejtuesit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA