Personi në këtë foto është punonjësi i zjarrfikësve në Roskovec, Eldi Shehaj.
Mbrëmjen e djeshme ai u vu në pranga të policisë pasi nga kontrolli që forcat shqiponja ushtruan në makinën e tij “Honda” me xhama të zinj gjetën u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, si dhe para që dyshohet se vinin nga ky aktivitet kriminal.
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e Eldi Shehajt u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparate telefonikë celularë.
Ish zjarrfikësi do të përballet me drejtësinë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Grupi hetimor i ngritur për rastin në policinë e beratit po thellon hetimet për të identifikuar dhe persona të tjerë të lidhur me zjarrfikësin që operonin në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.
Top Channel