Vriten tre ushtarë izraelitë pranë kufirit me Egjiptin, autori i dyshuar polic egjiptian

03/06/2023 19:05

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një polic egjiptian pas të shtënave në territorin izraelit pranë kufirit me Egjiptin.

Një hetim me ushtrinë egjiptiane është nisur, ndërsa deklaruan se oficeri i saj i sigurisë kishte kaluar një pikë kontrolli ndërsa ndiqte trafikantët e drogës.

Ushtria izraelite tha se të shtënat supozohej të kishin lidhje me një operacion kontrabande droge që kishte kryer gjatë natës.

Sipas tyre një ushtar dhe një ushtare, të vendosur në një vend të largët përgjatë kufirit u qëlluan për vdekje. Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer i lartë nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta.

Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, autori u rrethua dhe pati një shkëmbim zjarri, ku mbeti i vrarë edhe një ushtar. Një tjetër ushtar u plagos në atë shkëmbim.

Sipas BBC në një deklaratë të paqartë, ushtria egjiptiane raportoi se oficeri i saj i sigurisë po ndiqte kontrabandistët e drogës dhe se një shkëmbim zjarri çoi në vdekjen e izraelitëve. Kontrabanda me vlerë rreth 400,000 dollarë u kap nga forcat izraelite gjatë operacionit gjatë natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA