Hedhja e inerteve në det është një fenomen jo aq i pazakontë në qytetin e Vlorës.

Këtë herë ka ndodhur në zonën e Radhimës. Sikurse shihet dhe në këto pamje, fadroma në ditën me diell hedh inerte në det.

Por ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në bregdetin e Vlorës. Herë pas herë, gazetarët raportojnë për fadroma që thyejnë ligjin duke hedhur mbetje të ndërtimeve në ujërat tona.

Ndërkohë, në të gjithë territorin policia kryen kontrolle të pandërprera për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e këtij krimi mjedisor.

Top Channel