Foto ilustruese

Një konflikt mes dy personave, ka rezultuar në plagosjen e një të riu në Paskuqan.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi Dashamir Hoxha ka goditur me mjet prerës një 24-vjeçar me inicialet A. T., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dine Hoxha”, dhe për pasojë 24-vjeçari i plagosur u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA