Një 33-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të trafikonte lëndë narkotike ekstazi në vendin tonë.

Policia Morinë, ka kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.

Në përfundim të veprimeve hetimore 33 vjeçari, banues në Zyrih, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: “Morinë, Kukës/ Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA