Kampioni Gjokoviç, anti-heroi i veriut të Kosovës

03/06/2023 12:30

Në veri të urës së Mitrovicës serbët e brohorasin si hero. Nga ana tjetër, në anën shqiptare, një nga shkrimet më të shpeshta që sheh në muret ku është pikturuar portreti i tij shkruhet fjala “m*t”

Edhe dy ditë më parë murali i tij në Rahovec u përçudnua nga disa shqiptarë. Kjo gjë ndodh sa herë që një shkëndijë ndez çështjen etnike në Veri të Kosovës.

Në shkurt një kanaçe me bojë u hodh mbi pikturën e porositur shtatë vjet më parë nga një artist nga Beogradi; u restaurua menjëherë. Tani një bojë spray është përdorur për të shkarravitur fytyrën e tij në muralen në Rahovec. Shpërfytyrimi i fundit sigurisht që është pasojë e deklaratës së tij për Kosovën në ‘Roland Garros’ deklaratë që e përsëriti me bindje, pavarësisht reagimit të qeverisë franceze dhe notës së protestës bashkangjitur kërkesës për ta përjashtuar, nga Federata e Tenisit të Kosovës.

Retorika nacionaliste ushqehet me simbole dhe kampioni serb është bërë një “flamur” që valëvitet kundrejt shqiptarëve. Kuptohet që edhe muralet dhe shkrimet që i dedikohen atij në rrugët e veriut të Kosovës nuk janë aspak në nderim të arritjeve të tij sportive, por janë një mënyrë për të “markuar” territorin. Një mbishkrim poshtë një posteri të tij që është vendosur jo pa qëllim afër buletitit zgjedhor të Zveçanit thotë: “Këtu është Nove, këtu është Serbia”

Babai i tij Srdjan dhe xhaxhai kanë lindur në Zveçan , i cili nuk është vetëm qyteti i përleshjeve ku u plagosën 34 ushtarë të misionit të NATO-s, por dhe ai me shumicë serbe që nuk e njeh Kosovën si shtet autonom. Shumë prej familjarëve të tij kanë jetuar aty për tridhjetë vjet. Në këto vende trazirash, ai ndjehet si në shtëpi.

Ajo që Gjokoviç mendon për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë mister. E vërteta është se, kjo është arsyeja e muraleve me portretin e tij që kanë mbirë kudo. Numërohen të paktën 12 portrete të tij në zonën ndërmjet Mitrovicës dhe Zveçanit.

Pas 17 shkurtit 2008-të, kur Prishtina shpalli pavarësinë e saj, ai drejtoi një demonstratë proteste në Beograd, e cila përfundoi me sulm ndaj ambasadës amerikane. Menjëherë pas kësaj, ai vizitoi Zveçanin “e tij”.

“Jam i pikëlluar si të gjithë bashkatdhetarët e mi. Por ne të gjithë e dimë që Kosova është pjesë e Serbisë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, tha ai gjatë ceremonisë në nderim të tij që u mbajt para bashkisë.

Në veri të urës së Mitrovicës e brohorasin si hero. Nga ana tjetër, në anën shqiptare, një nga shkrimet më të shpeshta që sheh në muret ku është pikturuar portreti i tij sheh të shkruar në shqip fjalën, “m*t”.

Presioni nga sponsorët e ka detyruar shpesh të zbresë në deklarata paqësore sepse reputacioni i një nacionalisti nuk i shkon për shtat një ikonë globale. Por kjo ëhstë vetëm fasadë.

Në vitin 2016-të teksa festonte fitoren e tij në ATP Cup ai këndonte, një këngë popullore e kompozuar në vitin 1989 , vit i fjalimit të famshëm të Slobodan Millosheviçit drejtuar serbëve të Mitrovicës që hapi kutinë e Pandorës së luftës në ish-Jugosllavi. Por fituesi i 22 titujve Grand Slam ka të drejtë për një gjë. Në Serbi pothuajse të gjithë mendojnë si ai. Gjithashtu për këtë arsye, Kosova Veriore është e destinuar të mbetet një “bombë me sahat” në sytë e Evropës edhe për një kohë të gjatë.

Burimi: Corriere.it

Top Channel