Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, aty ku 24-vjeçari në gjendje depresive ka mytur të ëmën.

Mbrëmjen e sotme autori me iniciale A. M. ka kryer krimin, duke lënë të vdekur 65-vjeçaren. Policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA