Foto ilustruese

Rreth 30 persona i janë drejtuar urgjencës në Bulqizë, pasi rezultuan të helmuar nga uji i ndotur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se banorët e njësisë administrative Gjoricë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, janë larguar në banesat e tyre.

Në lidhje me incidentin, Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia sqaron se është vënë në lëvizje vetëm tani pasi nuk ishte njoftuar nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore për ngjarjen.

Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”- thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, mjeku i Qendrës Shëndetësore Gjoricë, Telmonnd Veliu, konfirmoi për Top Channel se gjatë ditës së sotme janë paraqitur rreth 13 persona me shenja helmimi.

Pritet që shkakun e vërtetë të helmimit ta zbulojnë analizat, të cilat do të konfirmojnë që helmimet janë nga uji apo nga ndonjë virus.

Lexo edhe: Bulqizë/ Uji i ndotur prej tre ditësh, helmohen disa persona në Gjoricë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA